Avokatja E Popullit Moderon Takimin E Nivelit Të Lartë Të Ennhri-T
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë në Takimin e Nivelit të lartë të ENNHRI (Rrjeti Europian i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut), “Të garantojmë respektimin e të drejtave të njeriut për emigrantët në kufi: Roli i Institucioneve Kombëtare Të Të Drejtave të Njeriut”.
Institucioni i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë është anëtar i ENHHRI-t.
Avokatja e Popullit Ballanca moderoi një nga panelet e këtij takimi e përkatësisht atë me temë “Nxitja e ndryshimit në nivel kombëtar drejt respektimit të të drejrave të njeriut për emigrantët në kufi përmes punës së Institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut dhe mbrojtësve të të tjerë të të drejtave humane”.
Në takim mori pjesë edhe Komisionerja e Mekanizmit Kombëtar Kundër Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor, Ermonela Xhafa.