Avokati I Popullit Diskuton Me Komisionin E Ligjeve Të Kuvendit Të Shqipërisë Mbi Gjetjet E Raportit Vjetor
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca adresoi sot në një mbledhje online Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, për të prezantuar dhe diskutuar mbi Raportin 2020 të institucionit të Avokatit të Popullit. Në takim të pranishëm ishin përveç anëtarëve të Komisionit të Ligjeve edhe komisioneret e të pesë seksioneve përbërëse të institucionit të Avokatit të Popullit.
Pas një ekspozeje nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, deputetët pjesëmarrës adresuan pyetjet dhe paqartësitë e tyre si dhe morën sqarimet e domsdoshme nga të pranishmit.
Raporti Vjetor është një detyrim kushtetues i Avokatit të Popullit ku dëshmohet gjithë veprimtaria vit pas viti e institucionit më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Viti 2020 i cili pasqyrohet në këtë Raport Vjetor u shenjua nga kufizime të shumëfishta të lirive si pasojë e pandemisë globale të Covid-19.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca pasi vuri në dukje problematikat e hasura gjatë këtij viti të vështirë për Shqipërinë theksoi dhe u bëri thirrje ligjvënësve të kenë parasysh në punën e tyre që kuadri ligjor i daljes dhe rimëkëmbjes nga pandemia të kryhet duke mbajtur në qendër të vëmendjes respektimin e të drejtave të njeriut.