15 Prill 2021

Avokati I Popullit Nis Përgatitjen E Raportit Mbi Ngjarjet Në Thirrë


AVOKATI I POPULLIT NIS PËRGATITJEN E RAPORTIT MBI NGJARJET NË THIRRË

Institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri ka ndjekur në vazhdimësi dhe me vëmendje të posaçme protestën e një numri qytetarësh që protestonin kundër ngritjes së një hidrocentrali në Thirrë si dhe ngjarjet që pasuan.

Nisur nga ankesat e qytetarëve mbi sjelljen e autoriteteve ligjzbatuese gjatë ndalimeve dhe shoqërimeve të disa protestuesve, Avokati i Popullit ka kryer disa vizita në ambientet e shoqërimit të Komisariatit të Lezhës si dhe ka marrë kontakt me qytetarët e shoqëruar, është njohur me pretendimet e tyre e ka administruar materialet përkatëse të përpiluara nga autoritetet ligjzbatuese gjatë shoqërimit.

Duke e konsideruar të drejtën e qytetarëve për tubim paqësor si themelore në demokraci e po të atillë edhe trajtimin me standarde civile të të shoqëruarve nga policia, Avokati i Popullit në lidhje me këtë ngjarje po përgatit një raport i cili do të publikohet së shpejti.