18 Shkurt 2021

Avokati I Popullit Merr Pjesë Në Nismën Rajonale Mbi Vlerësimin E Ndikimit Të Masave Anti-Covid Te Të Drejtat E Fëmijëve


AVOKATI I POPULLIT MERR PJESË NË NISMËN RAJONALE MBI VLERËSIMIN E NDIKIMIT TË MASAVE ANTI-COVID TE TË DREJTAT E FËMIJËVE

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe Seksioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në Institucionin e Avokatit të Popullit, morën pjesë në takimin rajonal të organizuar nga UNICEF me qëllim ngritjen e një Instrumenti të Vlerësimit të Ndikimit të të Drejtave të Fëmijës (CRIA) në lidhje me COVID-19.

UNICEF do të mbështesë ENOC (Rrjetin Evropian të Ombudsmaneve për Fëmijë) në disa institucione të Ombudsmaneve në Evropë dhe Azinë Qendrore, përfshirë dhe Avokatin e Popullit në Republikën e Shqipërisë, për të realizuar dokumentin e Vlerësimit të Ndikimit tek të Drejtat e Fëmijës (CRIA) në lidhje me COVID-19.

Ky instrument do të ndihmojë Avokatin e Popullit si dhe Komisionerin e Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijëve për të vlerësuar ndikimin që situata e shkaktuar nga COVID-19, ka patur dhe tek të drejtat e fëmijëve.

Vlerësimi i impaktit të ligjeve e politikave nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijës është një garanci shtesë për sigurimin e një niveli të përshtatshëm mbrojtje dhe sigurimi të të drejtave të fëmijës.