20 Janar 2021
Avokatja E Popullit Të Shqipërisë Merr Pjesë Në Forumin E Ombudspersonave Të Ballkanit
![AVOKATJA E POPULLIT TË SHQIPËRISË MERR PJESË NË FORUMIN E OMBUDSPERSONAVE TË BALLKANIT](/media/manager/website/articles/WhatsApp Image 2021-01-20 at 10.34.46.jpeg)
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë sot në forumin rajonal të organizuar në kuadrin e rrjetit të Ombudspersonave të Ballkanit.
Takimi u organizua me qëllim trajtimin e disa çështjeve me rëndësi për funksionimin e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut në rajonin tonë.
Midis temave të trajtuara u përfshinë ato mbi përvojat e institucioneve të të drejtave të njeriut në Ballkan në kushtet e pandemisë si dhe hapat dhe ecuria e konsolidimit të rrjetit rajonal të Ombudspersonave.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Serbia e Turqia.