15 Janar 2021

Avokati I Popullit, Kujdes Mbi Shëndetin Në Kushte Izolimi


AVOKATI I POPULLIT, KUJDES MBI SHËNDETIN NË KUSHTE IZOLIMI

Në këto kohë pandemie globale, rëndësia e monitorimit të shëndetit në vendet e kufizimit të lirisë, është bërë edhe më e dukshme.

Komisioneret Ermonela Xhafa (MKPT), Ermonela Ruspi (Seksioni i Vecantë), së bashku me Këshilltaren e Avokates së Popullit, Jorida Rustemi në dt 13.01.2021 morën pjesë në webinarin e organizuar nga DIGNITY (Instituti Danez kundër torturës), për monitorimin e shëndetit në institucionet ku trajtohen personat me liri të kufizuar, krahas ekspertëve të monitorimit të mekanizmave kombëtarë, shoqërisë civile dhe profesionistëve të shëndetit nga e gjithë bota.

Në webinar u shkëmbyen eksperiencat e panelistëve, u zhvilluan diskutime mes të pranishmëve, dhe u ofruan materiale të rëndësishme për referencë të mëtejshme.