3 Shtator 2020

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi Mes Institucionit Të Avokatit Të Popullit Dhe Instat


NËNSHKRUHET MEMORANDUM MIRËKUPTIMI MES INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT DHE INSTAT

Institucioni i Avokatit të Popullit nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi me Institutin e Statistikave (INSTAT).

Memorandumi u nënshkrua nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe zv.drejtoresha e bordit e drejtues të INSTAT Elsa Dhuli.

Memorandumi i Mirëkuptimit i modelit aktual është konceptuar nga OHCHR si një mekanizëm për formalizimin e marrëdhënieve bashkëpunuese të punës midis Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (NHRI-ve) dhe Zyrave Kombëtare të Statistikave (NSO-ve).

Ky Memorandum Mirëkuptimi synon të ndihmojë palët në shkëmbimin e njohurive, ekspertizës si dhe në bashkëpunimin e tyre për mbledhjen zyrtare të të dhënave, shpërndarjen dhe analizën e tyre.

Për më shumë mund të lexoni --> Memorandumi i Mirëkuptimit