Avokati I Popullit Publikon Rekomandime Për Policinë E Shtetit Në Lidhje Me Rastin E Shtetasit Turk Harun Çalik
Institucioni i Avokatit të Popullit ka përpiluar një hetim të hollësishëm në lidhje me deportimin e shtetasit turk Harun Çalik nga vendi ynë në fillim të këtij viti.
Në përfundim të hetimit Avokati i Popullit i ka nisur një listë me rekomandime Policisë së Shtetit duke i kërkuar asaj të marrë masa për respektimin e të drejtave të të huajve në Republikën e Shqipërisë konform me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.
Avokati i Popullit ka konstatuar problematika në lidhje me procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e përpiluar nga autoritetet e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë për rastin e deportimit të shtetasit turk Harun Çalik ndaj i ka rekomanduar Policisë së Shtetit të kryejë një analizë të hollësishme të tyre.
Po ashtu Avokati i Popullit ka kërkuar hartimin e një udhëzuesi që do të shërbejë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë nga ana e Policisë së Shtetit.
Avokati i Popullit ka tërhequr vëmendjen që situata të tilla si ajo me shtetasin turk Harun Çalik duhet të mos përsëriten në asnjë mënyrë në të ardhmen.