22 Prill 2020

U Publikua Raporti Vjetor I Komisioneres Per Te Drejtat E Njeriut Ne Kie


U PUBLIKUA RAPORTI VJETOR I KOMISIONERES PER TE DREJTAT E NJERIUT NE KiE

Shtimi i sfidave për të drejtat e njeriut në Evropë

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatović, publikoi më 21 Prill 2020, raportin e saj vjetor për vitin 2019.

Raporti jep një pamje të përgjithshme të problemeve kryesore, sfidave dhe mundësive, me të cilat vendet evropiane po përballen në fushën e të drejtave të njeriut. “Imazhi që unë marr nga puna ime, është i një Evrope që vjen rrotull në një rrethrrotullim, e pasigurt për drejtimin e saj dhe detyrimet për të drejtat e njeriut, e për të cilat vendet anëtare kanë rënë dakord vullnetarisht” thotë Komisionerja, duke shtuar se pandemia e COVID-19 po rëndon problemet e lindura prej kohësh, dhe po nxjerr në pah qartë dobësitë e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të Evropës.

Komisioneri vëren se në vitin 2019, si vitet e kaluara, ka pasur rritje të sfidave për standardet dhe parimet e të drejtave të njeriut në të gjithë kontinentin. Në disa raste, sulmi ndaj të drejtave të njeriut si universale, e pandashme dhe detyruese ligjore është rritur, duke nxitur një narrativë gërryese që rrezikon parimet dhe standardet mbi të cilat është ndërtuar Evropa gjatë shtatë dekadave të fundit.

Pesë nga temat e përfshira në këtë raport ilustrojnë veçanërisht reagimet e vazhdueshme në Evropë:

  • shtimi në rrafshin politik dhe pranimi ne rrafshin shoqëror i racizmit;
  • mosrespektimi i të drejtave njerëzore të migrantëve dhe refugjatëve;
  • kërcënimi ndaj të drejtave të grave;
  • represioni ndaj mendimit ndryshe;
  • dhe erozioni i pavarësisë së gjyqësorit.

Antisemitizmi, Islamofobia dhe Anti-egjiptianizimi kanë arritur nivele alarmante”, ka thënë Komisionerja Mijatović.

“Incidente të përdhosjes së varrezave, sulmeve ndaj njerëzve që mbajnë simbole fetare dhe sulme ndaj vendeve të kultit janë përsëritur në disa vende evropiane. Gjuha dhe krimet e urrejtjes kundër Romëve, gjithashtu mbetën të përhapura gjerësisht”.

Komisionerja gjithashtu shpreh shqetësimin për trajtimin e migrantëve dhe azilkërkuesve në vendet Evropiane.  Rritja dhe pranimi i fenomenit te paligjshëm të Prapsimit/zmbrapsjes (pushbacks) si dhe veprime te cilat kanë për qëllim trajtimin jonjezor te personave që tentojnë të kalojnë kufirin jane vecanerisht shqetesuese. Në disa shtete anëtare, është lejuar dhe përkeqësuar kriza e rëndë humanitare në lidhje me kushtet e pritjes. Jeta e mijëra migrantëve dhe azilkërkuesve është rrezikuar gjithashtu, nga vendimi i dritëshkurtër për të ulur numrin e operacioneve shtetërore të kërkimit dhe shpëtimit në Mesdhe”.

Një problem tjetër, që nënvizon Komisionerja është pabarazia gjinore. “Progresi është i ngadaltë në drejtim të zvogëlimit të hendekut gjinor të pagave, duke adresuar diskriminimin në punë dhe adresimin e përfaqësimit të pabarabartë të grave në vendimmarrjen politike. Gratë gjithashtu përballen me pengesa të ndryshme, që cenojnë gëzimin e plotë të shëndetit seksual dhe riprodhues, si dhe katur një vërshim të përdorimit të gjuhës seksiste dhe asaj të urrejtjes. Ajo që është arritur tashmë në drejtim të barazisë gjinore, është nën kërcënim nga ligjërimi dhe iniciativat e disa grupe ultra-konservatore që synojnë t’i shohin gratë në rolet tradicionale, në kundërshtim me standardet e të drejtave të njeriut”.

Liria për të folur dhe për të shfaqur kundërshtimet, është sulmuar shpesh. “Disa demonstrues paqësorë janë plagosur rëndë përmes përdorimit jo proporcional të forcës nga policia”, ka thënë Komisionerja Mijatović. “Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe gazetarët vijuan të punojnë në mjedise armiqësore, në shumë prej vendeve evropiane. Legjislacioni është keqpërdorur për t’i ndaluar dhe ndjekur penalisht ata, ndërsa ligjërimi publik nga disa udhëheqës politikë ka legjitimuar fushatat për kërcënimet dhe frikësimin e tyre”.

Përpjekjet e disa autoriteteve kombëtare për të përdorur pozicionin e tyre për të ndikuar dhe udhëzuar gjyqësorin, dhe kërcënimi i gjyqtareve për ushtrimin e së drejtës për të shprehur mendimin e tyre për një çështje me interes publik në fushën e drejtësisë mbeten gjithashtu ndër shqetësimet kryesore të Komisionerit.

Së fundmi, Komisioneri paralajmëron për rreziqet që vijnë nga përdorimi i parregulluar i teknologjive dixhitale dhe inteligjencës artificiale, mbi të drejtat e njeriut, në veçanti privacisë, barazisë, dhe lirisë së shprehjes dhe të tubimit, duke theksuar se mbetet ende shumë për të bërë për të gjetur ekuilibrin e duhur midis zhvillimi teknologjik dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut

Për momentin, vëmendja, burimet dhe përpjekjet e shteteve, me të drejtë, duhet tu kushtohen luftës për eleminimin e pandemisë COVID-19 dhe mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së miliona njerëzve në Evropë.

Gjithsesi, kur pandemia të jetë nën kontroll, shtetet do të duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zgjidhur mangësitë e kahershme në ligj, praktikë dhe ligjërim, të cilat janë aq të dëmshme për dinjitetin dhe të drejtat e njeriut ".