Vazhdimësia E Punës Në Institucionin E Avokatit Të Popullit Gjatë Masave Në Kuadër Të Covid-19
Në përgjigje të përpjekjeve për të kufizuar përhapjen e COVID-19, institucioni i Avokatit të Popullit po funksionon nëpërmjet punës në distancë me të gjithë anëtarët e stafit, përfshi edhe Zyrat Rajonale. Kjo në përputhje si me masat e urdhëruara nga institucionet vendase, ashtu edhe me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare (si Organizata Botërore e Shëndetësisë, etj.)
Pavarësisht masave kufizuese për përballimin e kësaj situate, institucioni i Avokatit të Popullit ka vazhduar punën dhe siguron se nuk do të ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve thelbësore, veçanërisht për ankuesit dhe ata që kërkojnë ndihmë nga Avokati i Popullit.
Për çdo ankesë, shqetësim, vërejtje, apo propozim që është objekt i punës së institucionit tonë, ju mund të vazhdoni të na kontaktoni me:
- e-mail: ap@avokatipopullit.gov.al
- telefon: + 355 68 90 34 648, 08001111
- aplikacionit: "Avokati i Popullit" ne platformat IOS dhe Android
- adresë postare: Bulv. «Zhan D’Ark», nr. 2. Tiranë – Shqipëri.
Pavarësisht gatishmërisë së institucionit tonë për të trajtuar ankesat tuaja brenda afateve më të mira, lutem të kini parasysh se kjo mund të mos jetë e mundur çdo rast, për shkak të kufizimeve të vendosura për situatën e krijuar nga COVID-19. Ne ju falënderojmë paraprakisht për durimin dhe mirëkuptimin tuaj.
Së fundi ju ftojmë të respektoni rregullat e përcaktuara nga autoritetet shtetërore, me qëllim përballimin me sukses të kësaj situate të pazakontë.
Ju urojmë Shëndet të gjithëve !