8 Mars 2020

Avokati I Popullit Uron 8 Marsin


AVOKATI I POPULLIT URON 8 MARSIN


Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të gruas, Avokati i Popullit uron të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare dhe i inkurajon ato në përpjekjet e tyre për arritjen e emancipimit dhe barazisë.

8 marsi është vetëm një ditë simbolike në betejën e përditshme gruas kudo në botë për të tejkaluar barrierat gjinore dhe për t'u vlerësuar denjësisht për kontributin dhe meritat e saj.

Në Shqipëri, sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat janë të shumta. Nga të drejtat për shkollim dhe punësim, të drejtat në vendin e punës, dinjiteti në familje dhe shoqëri, përfaqësimi meritor politik, etj.

Avokati i Popullit vlerëson se arritja e barazisë gjinore duhet të jetë një mision jo vetëm i grave dhe vajzave po i gjithë shoqërisë. E gjithë shoqëria është përfituese nga barazia mes burrave dhe grave ndaj 8 marsi nuk duhet të kufizohet vetëm në solidaritetin midis grave por mes gjithë anëtarëve të shoqërisë sonë.

Edhe një herë, gëzuar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.