4 Mars 2020

Avokatja E Popullit Pret Përfaqësues Të Komunitetit Egjiptian


AVOKATJA E POPULLIT PRET PËRFAQËSUES TË KOMUNITETIT EGJIPTIAN

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ne kuader te bashkepunimit dhe koordinimit me shoqerine civile, zhvilloi nje takim me perfaqesues te shoqatës “Drita e Shqipërisë”, një organizatë jo fitimprurese që zhvillon aktivitetin e saj ne mbrojtje te te drejtave te minoritetit kombetar Egjiptian.

Gjate takimit u diskutuan nje sere problematikash qe sot verehen ne jeten e perditeshme te pjestareve te ketij minoriteti, si, ato qe lidhen me te drejten per kujdesin shendetesor, te drejten e punesimit dhe formimit profesional, te drejten per arsimim, trajtimin nga programet e strehimit social, perfshirjen ne sistemin e trajtimit me ndihme ekonomike, keqtrajtimet nga ana e Policise se Shtetit etj.

Veç dakordësimit për një sërë çështjesh dhe këndvështrimin e Avokatit të Popullit ndaj problematikave të parashtruara nga ana e perfaqesuesve te shoqatës “Drita e Shqipërisë”, u theksua edhe nje here nevoja per nje bashkepunim me te ngushte për shkembimin e informacioneve qe lidhen me gjendjen e respektimit te te drejtave te minoritetit kombetar Egjiptian ne vendin tonë.