2 Mars 2020

Avokati I Popullit Monitoron Tubimin E Mbrëmjes Së Datës 2 Mars 2020


AVOKATI I POPULLIT MONITORON TUBIMIN E MBRËMJES SË DATËS 2 MARS 2020

Institucioni i Avokatit te Popullit, ne perputhje te detyrave te veta funksionale, ka monitoruar pasditen e sotme tubimin e organizuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit nga Presidenti i Republikes. Kater ekipe monitoruesish te Avokatit te Popullit me perberje eksperte juriste, te te drejtave te njeriut dhe te organizimit te protestave, kane qene ne terren per te ndjekur mbarevajtjen e tubimit dhe per te dokumentuar cdo tejkalim te mundshem si nga ana e tubuesve ashtu edhe nga ana e organeve ligjzbatuese. Monitorimi i protestave dhe tubimeve eshte nje prej aktiviteteve te zakonshme te Avokatit te Popullit prej krijimit te tij, per shkak se e drejta per tubime paqesore, sikurse nenvizojne vazhdimisht edhe institucionet partnere nderkombetare eshte nje e drejte baze dhe e patjetersueshme e njeriut dhe mohimi apo kufizimi i saj luan nje rol te rendesishem ne vleresimin e pergjithshem te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut ne vendin tone. Ne perfundim te tubimit, ekipet monitoruese te Avokatit te Popullit, nuk konstatuan raste te tejkalimit te te drejtave nga ana e qytetareve apo te kompetencave nga ana e nepunesve te organeve ligjzbatuese. Tubimi u zhvillua i qete dhe pa asnje teprim. Institucioni i Avokatit te Populli i pergezon qytetaret si dhe autoritetet shteterore per mbarevajtjen e saj.