17 Shkurt 2020

Avokati I Popullit Pershendet Rezultatin E Konferences Se Donatoreve


AVOKATI I POPULLIT PERSHENDET REZULTATIN E KONFERENCES SE DONATOREVE

Avokati i Popullit përshëndet rezultatin e suksesshëm të Konferencës së Donatorëve në mbështetje të rimëkëmbjes së Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Puna serioze në përgatitjen e kësaj konference nga ana e shtetit shqiptar, ka rol të rëndësishëm në rezultatin e saj. Populli shqiptar është mirënjohës ndaj bujarisë së miqve të tij, të cilët po tregojnë se janë pranë nesh në këtë periudhë kur mundohemi të kapërcejmë dhimbjen dhe shkatërrimin që la pas katastrofa e fundvitit të shkuar. Menaxhimi me efikasitet i kësaj bujarie, do të ishte shprehja më e qartë e kësaj mirënjohjeje shqiptare ndaj solidaritetit të miqve tanë ndërkombëtarë.