11 Shkurt 2020
Avokatja E Popullit Zhvillon Takim Me Ekipin Faktmbledhës Të Komisionit Të Venecias Mbi Paketën Antishpifje
Delegacioni i Komisionit të Venecias ishte sot në takim me zyrtarë të Avokatit të Popullit për të dëgjuar pikëpamjet e institucionit në lidhje me paketën antishpifje. Institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri beson se çdo rregullim në sektorin e medias duhet të respektojë në mënyrë strikte parimet dhe garancitë e dhëna nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.