Hapet Zyra Rajonale E Avokatit Të Popullit Në Vlorë
U hap sot në Vlorë zyra rajonale e Avokatit të Popullit. Zyra Rajonale e Vlorës i shtohet zyrave të tjera që institucioni i Avokatit të Popullit ka në qytete të tjera të vendit dhe vjen si rezultat i Memorandumit 5-vjeçar të Bashkpunimit me Bashkinë e Vlorës. Synimi i zyrave rajonale është garantimi dhe respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të individit si dhe interesave të tjera të ligjshme të tij.
Në ceremoninë e hapjes ishte e pranishme Avokatja e Popullit Erinda Ballanca si dhe përfaqësues të Bashkisë së Vlorës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjithashtu, po sot, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë në Vlorë në konferencën “Për një shoqëri pa diskriminim” të organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, aktivitet ku ajo mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.