6 Nëntor 2019

Avokatja E Popullit Flet Gjatë Një Takimi Në Universitetin E Elbasanit Rreth Gjuhës Së Urrejtjes


AVOKATJA E POPULLIT FLET GJATË NJË TAKIMI NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT RRETH GJUHËS SË URREJTJES

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte sot në një takim të organizuar në Universitetin e Elbasanit me temë “Lufta ndaj gjuhës së urrejtjes”.

Takimi organizohej nga zyra e Komisionerit anti-diskriminim dhe në të merrnin pjesë anëtarë të Kuvendit, institucionve kushtetuese si Avokati i Popullit, përfaqësues nga Këshilli i Europës, Ambasada e Francës e të tjerë të ftuar të nivelit të lartë.

Në fjalën e saj para audiencës, Avokatja e Popullit bëri thirrje për hapa
konkretë nga institucionet tona për të frenuar qysh në embrion shfaqjen e gjuhës së urrejtjes nga ana e zyrtarëve shtetërorë.

“Duhet së bashku të gjejmë mekanizmat për ta ndalur sa nuk është vonë këtë invazion të ngadaltë por të dëmshëm të gjuhës së urrejtjes. Ky është invazioni i së keqes dhe frymëzuesi i saj. Ne nuk duhet të lejojmë që e keqja të stabilizohet fillimisht si normë gjuhësore, e më pas si normalitet sjelljeje”, tha Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.