4 Nëntor 2019

Avokati I Popullit Përfaqësohet Dhe Merr Pjesë Në Takimin Ndërkombëtar Të Mekanizmave Të Torturës Të Vendeve Anëtare Të Kie


AVOKATI I POPULLIT PËRFAQËSOHET DHE MERR PJESË NË TAKIMIN NDËRKOMBËTAR TË MEKANIZMAVE TË TORTURËS TË VENDEVE ANËTARE TË KiE

Po zhvillohet në Strasburg të Francës takimi i Mekanizmave të Parandalimit të Torturës dhe Trajtimit degradues (NPM), i shteteve anëtarë të Këshillit të Europës, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Institucioni i Avokatit të Popullit i cili ka të përfshirë në gjirin e tij Mekanizmin Kombëtar Kundër Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor po përfaqësohet në këtë takim nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, Komisionerja e NPM Ermonela Xhafa si dhe këshilltarja e Avokatit të Popullit Jorida Rustemi.

Ky takim zhvillohet në kuadrin e 70-vjetorit të Këshillit të Europës si dhe të 30 vjetorit të Komisionit Europian për Parandalimin e Torturës.

Objektivat specifike të këtij takimi përfshijnë identifikimin e sfidave dhe praktikave më të mira nga vendet pjesëmarrëse për monitorimin dhe zbatimin e masave në rastet e kur qytetarët shoqërohen nga policia, si dhe promovimin dhe shkëmbimin e përvojave mes mekanizmave të vendeve të ndryshme në mbikëqyrjen efektive të këtyre masave.