28 Tetor 2020

Ndërhyrjet E Palëve Të Treta Para Gjykatës Europiane Të Të Drejtave Të Njeriut


Ndërhyrjet e Palëve të Treta Para Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Rrjeti Evropian i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut ka publikuar një Udhëzim lidhur me rolin e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut kur ato ndërhyjnë në cilësinë e palës së tretë në çështje të cilat janë në gjykim nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. 

Ushtrimi i të drejtës për të ndërhyrë në cilësinë e palës së tretë pranë GJEDNJ është një instrument i rëndësishëm për adresimin e problematikave sistemike të të drejtave të njeriut nga institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut por edhe nga aktorë të tjerë aktivistë në fushën e të drejtave të njeriut.

Udhëzimi përmban informacione tepër të vlefshme sa i takon rëndësisë së ndërhyrjes së institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut si palë të treta pranë GJEDNJ, mënyrës si mund të realizohet kjo ndërhyrje dhe çështjet që duhet të mbahen në vëmendje gjatë këtij procesi.

Ky udhëzim është i disponueshëm në gjuhën shqipe, Udhëzues për Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut si edhe në variantin origjinal të publikuar nga ENNHRI në link Guide for National Human Rights Institutions