Avokatja E Popullit Znj. Ballanca Priti Në Një Takim Koordinatoren E Përhershme Të Kombeve Të Bashkuara, Znj. Fiona Mccluney
Avokatja e Popullit znj. Erinda Ballanca priti në një takim Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara, znj. Fiona McCluney, për të diskutuar angazhimin e përbashkët dhe përparimet në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Gjatë bisedës, u shqyrtuan hapat e ardhshëm për forcimin e institucioneve që promovojnë liritë dhe të drejtat themelore. Po ashtu, u diskutua edhe mbi procesin e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit, një moment kyç për të siguruar vazhdimësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe adresimin e nevojave të qytetarëve.
Thellimi i bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara është jetësor për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.