8 Dhjetor 2024
Avokati I Popullit Shënjon Ditën E Rinisë
Sot është dita për të nderuar forcën, ëndrrat dhe idealet e rinisë.
8 Dhjetori mbart kujtimin e studentëve që me guxim dhe shpresë ndezën flakën e lirisë dhe demokracisë në vitin 1990.
Kjo ditë nuk është vetëm një përkujtim, por edhe një thirrje për çdo të ri e të re që të vazhdojnë të besojnë te fuqia e ndryshimit, të mbrojnë të drejtat dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë për veten dhe për shoqërinë.