23 Shtator 2025
Avokatja E Popullit Shënjon Javën Dedikuar Personave Që Nuk Flasin Dhe Nuk Dëgjojnë

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (23–28 Shtator 2025), Avokatja e Popullit u bë pjesë e “Global Leaders Challenge”, duke treguar angazhimin për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Sot festojmë fuqinë e gjuhës së shenjave, që lidh njerëzit, hap dyert e përfshirjes dhe na kujton se çdo zë ka rëndësi.
Shikoni videon ku Avokatja e Popullit interpreton mesazhin në gjuhën e shenjave, duke treguar se përfshirja dhe barazia janë përparësi për çdo individ.
https://www.facebook.com/reel/1797671807505116/?app=fbl