8 Maj 2020

Be Duhet Të Vendosë Të Drejtat Ekonomike Dhe Sociale Në Qendër Të Përgjigjes Ndaj Covid-19


BE duhet të vendosë të drejtat ekonomike dhe sociale në qendër të përgjigjes ndaj COVID-19

ENNHRI, Rrjeti Europian i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut mirëpret hapat e BE-së për të nxitur ekonominë dhe mbështetur jetesën në kontekstin e pandemisë COVID-19. Megjithatë është thelbësore që të gjitha të drejtat e njeriut duke përfshirë të drejtat ekonomike dhe sociale, të drejtojnë zbatimin e këtyre masave, siç theksohet edhe në deklaratën tonë të fundit. Me të drejtat e njeriut në qendër të vëmendjes gjatë kohës së reagimit ndaj COVID-19 ne mund ta kapërcejmë këtë sfidë ekonomike dhe të shëndetit publik, duke mbrojtur njëkohësisht edhe dinjitetin njerëzor. Megjithatë pjesërisht për shkak të trashëgimisë së politikave shtrënguese nga kriza financiare globale 2008-2009, e cila ka ashpërsuar pabarazitë si brenda ashtu edhe midis shteteve në Europë, sistemet shëndetësore si dhe ato të sigurimeve shoqërore shpesh nuk janë të pajisura në mënyrë të përshtatshme për t’iu përgjigjur si duhet emergjencës së COVID-19. Është thelbësore të sigurohen buxhetet publike me burime të mjaftueshme për të zbatuar politikat fiskale të bazuara në të drejtat e njeriut si dhe parimin “askush të mos lihet pas dore”.

Në përputhje me standardet e të drejtave të njerut, shtetet duhet të përdorin burimet maksimale që disponojnë për të realizuar plotësisht të drejtat ekonomike dhe sociale sa më shpejt dhe në mënyrën më efikase të mundshme. Ato duhet të shmangin përkeqësimin e standardeve të shërbimit, si dhe të sigurojnë barazi thelbësore duke lehtësuar ndikimet e shpërpjestuara mbi njerëzit e rrezikuar. Kjo duhet të kryhet në mënyrë transparente si dhe me pjesëmarrjen apo në konsultim me të interesuarit. Shtetet dhe përgjigjia ekonomike e BE-së duhet të jenë në përputhje me këto parime të të drejtave të njeriut.

Veçanërisht do të nënvizonim pikat e mëposhtme:

  1. Kriteret për fondin e rimëkëmbjes së BE-së duhet të udhëzohen dhe të synojnë realizimin e të drejtave ekonomike dhe sociale.

Përtej sigurimit të huave (kredive), fondi i rimëkëmbjes së BE-së duhet të sigurojë grante për shtetet anëtare në nevojë në mënyrë që njerëzit në të gjithë territorin e BE-së të mund të gëzojnë standardin minimal të të drejtave sociale dhe ekonomike, duke përfshirë të drejtën për strehim, shëndetësi, ushqim, ujë, higjenë, edukim,sigurim shëndetësor, siguri sociale dhe punësim. Ndërkohë, aktivizimi i “klauzolës së përgjithshme të daljes nga kriza” nën paktin e stabilitetit dhe rritjes lejon që shtetet anëtare të shkëputen nga kufizimet buxhetore nën kornizën fiskale europiane.


    2. Financimi për masat e marra në përgjigje të COVID-19 nuk duhet të diskriminojnë.

Ndërsa ndikimet shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë ndihen në mënyrë të shpërpjesëtuar nga njerëzit që vuajnë nga varfëria, racizmi ose forma të tjera diskriminimi, si psh. romët, njerëzit me aftësi të kufizuara, refugjatët dhe emigrantët, planet e rimëkëmbjes mund të lehtësojnë ose të zgjerojnë pabarazitë. Ndaj, rrjetat e sigurisë sociale duhet të zgjerohen për të siguruar që “asnjë mos lihet pas dore”, ndërkohë një vlerësim i plotë i ndikimit të të drejtave të njeriut në masat e rimëkëmbjes mund të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve kundër diskriminimit dhe në moslejimin e zgjerimit të pabarazive ekzistuese.

Gjithashtu, kur gjenerojnë të ardhura, shtetet duhet të konsiderojnë format e taksimit progresiv, si psh taksimi i transaksionit financiar, taksimi mbi emetimet shkaktare për ndryshimet klimatike apo rritjet e taksave në ekonominë dixhitale, për të shmangur një barrë jo-proporcionale për familjet me të ardhura të ulura.

 

  3. Huatë e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM) duhet të sigurojnë një standard të përshtatshëm dhe me të gjerë të jetesës.

Ne mirëpresim faktin që huadhënia për shtetet në nevojë, në bazë të linjës së kredisë në kushtetet e përmirësuara të ESM nuk kushtëzohen nga reformat ekonomike të shteteve përfituese. Në kushtet kur kujdesi shëndetësor financohet në mënyre direkte dhe indirekte, përfshirë këtu kostot në lidhje me kurimin dhe parandalimin për shkak të COVID-19, siç parashikohet në kreditë e ESM, kujdesi shëndetësor duhet të kuptohet në një mënyrë më të gjerë dhe dhe më gjithëpërfshirëse.

Meqenëse për të siguruar një kujdes shëndetësor të mirë është i nevojshëm caktimi i disa kushteve paraprake, shpenzimet e shëndetit publik në lidhje me COVID-19 në kuadër të huave ESM, duhet të përfshijnë investime më të gjera të mirëqenies sociale që mbështesin një standard të përshtatshëm jetese, si mundësinë e strehimit, ushqimit, ujit dhe higjienës. Kjo do të ndihmonte për të përmirësuar ndikimet e pandemisë duke forcuar nga ana tjetër rezistencën ndaj krizave të ardhshme.

 4. Zbatimi i Instrumentit "Mbështetja për të zbutur rreziqet e papunësisë në një rast urgjence" (SURE) duhet të marrin në konsideratë punonjësit e ekonomisë informale.

Shumë njerëz që i përkasin grupeve të caktuara, përfshirë gra, emigrantë dhe punëtorë me pagë të ulët, kryejnë punë të pasigurta pa mbrojtje sociale kontraktore ose përfaqësim nga sindikatat. Shtetet Anëtare të BE-së duhet t’i japin përparësi mbrojtjes sociale të grupeve të tilla, kur kërkojnë ndihmë financiare përmes instrumentit SURE. Komisioni Evropian duhet të sigurojë që skemat kombëtare janë jo-diskriminuese në hartimin dhe zbatimin e tyre, dhe të përfshijnë masa të synuara për të adresuar njerëzit më të rrezikuar dhe për të siguruar qasjen e tyre në drejtësi

 

 5. Financimi i bizneseve të vogla dhe të mesme duhet t'i japë përparësi kompanive që respektojnë të drejtat e njeriut.

Në zbatimin e fondit të garancisë pan-Evropiane për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme, Banka Evropiane e Investimeve dhe Shtetet Anëtare të BE-së, duhet ti japin prioritet kompanive që veprojnë në përputhje me Parimet Udhëzuese të KB për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut dhe standardet e mjedist të qëndrueshëm. Për të marrë një shembull nga Danimarka, bizneset që shmangin taksat ose paguajnë dividentë dhe shpërblime në vitin 2020-21 dhe që nuk përputhen me kujdesin e duhur të standareteve të drejtave të njeriut (brenda vendit dhe në zinxhirët e tyre të furnizimit dhe vlerës) përjashtohen nga mbështetja financiare

 

6. Ndihma teknike dhe financiare duhet të mbështesë realizimin e të drejtave socio-ekonomike jashtë vendit

Ne mirëpresim njoftimin e Komisionit Evropian për të siguruar 15.6 miliardë euro për vendet partnere, të cilat po përballen me sfidat e ndikimeve të pandemisë dhe zbutjen e pasojave socio-ekonomike. Në këtë kontekst, BE dhe Shtetet Anëtare të saj duhet të marrin një leksion nga pandemitë e kaluara, të tilla si HIV / AIDS dhe Ebola, ku zgjidhjet e adaptuara lokalisht dhe të bazuara në komunitet rezultuan efektive. Pjesëmarrja domethënëse dhe konsultimi i më të prekurve në komunitetet lokale, mbetet thelbësore për ndihmën e jashtme që jepet për pandeminë..

 

7. Si një kërcënim transnacional, pandemia COVID-19 kërkon përgjigje të koordinuara globale.

Shtetet Anëtare të BE-së duhet të forcojnë kapacitetet e organizatave ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetit për të përmbushur mandatet e tyre dhe të implementojnë një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut. Ata gjithashtu duhet të bashkëpunojnë për të zgjeruar kapacitetet e testimit dhe të nxisin kërkimet e ilaçeve dhe vaksinave, duke bërë të mundur që pajisjet mjekësore, vaksinimet dhe ilaçet thelbësore të jenë të arritshme për vendet dhe popullsitë më të rrezikuara. Reagim Global ndaj COVID-19 duke premtuar fillimi i financimit për zhvillimin dhe vendosjen e diagnostikimeve, trajtimeve dhe vaksinave ishte një hap i parë i rëndësishëm.  Për më tepër, për ti mundësuar të gjitha vendet, që të mobilizojnë burimet e tyre maksimale në dispozicion, në luftën ndaj pandeminë, Shtetet Anëtare duhet të marrin në konsideratë ristrukturimin e borxhit, faljen e borxhit dhe moratoriumet e borxhit në të gjitha pagesat e interesit për vendet më në nevojë. Në përputhje me këto pika, ne i bëjmë thirrje BE-së dhe Shteteve Anëtare të saj të parashikojnë një shoqëri sociale-kohesive dhe të qëndrueshme pas pandemisë COVID-19, e arritur përmes një rimëkëmbjeje që bazohet në të drejtat e njeriut. Duke i vendosur të drejtat e njeriut në zemër të përgjigjes COVID-19, ne mund të sjellim rezultate që janë të duhura dhe drejta për gjithë gjithë.

ENNHRI është Rrjeti Europian i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ne bashkojmë mbi 40 Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (NHRI) në të gjithë Evropën për të rritur promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rajon. Rrjeti ynë ofron një platformë për bashkëpunim dhe solidaritet në adresimin e sfidave të të drejtave të njeriut dhe një zë i përbashkët për NHRI në nivelin Europian