2 Dhjetor 2024
Hidhet Shorti Për Zgjedhjen E Anëtarëve Të Këshillit Të Emërimeve Në Drejtësi (2025)
Në përputhje me parashikimet e Nenit 149/d, pika 3 të Kushtetutës, Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, mori pjesë në procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), që do të funksionojë gjatë vitit 2025.
Ky proces, u zhvillua në Institucionin e Presidentit të Republikës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues të EURALIUS dhe OPDAT.
Avokati i Popullit i uron suksese anëtarëve të rinj të këtij organi kolegjial në përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese.