Po Zhvillohet Në Tiranë Akademia E Rrjetit Europian Të Institucioneve Kombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut
Institucioni i Avokatit të Popullit të Shqipërisë, pret Akademinë e ENNHRI (Rrjetit Europian të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut) e cila organizohet në bashkëpunim me ODIHR me temë 'Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut' nga data 20 Qershor – 24 Qershor, Tiranë, Shqipëri.
Akademia e NHRI mbledh së bashku staf të nivelit të lartë dhe të mesëm nga Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (NHRI) në të gjithë zonën e OSBE-së për trajnime praktike se si të adresojnë sfidat e veçanta me të cilat përballen NHRI-të në punën e tyre. Është një ngjarje e përvitshme kryesore e ENNHRI-t dhe Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
Akademia e NHRI ofron trajnime të përshtatura dhe praktike për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit në IKDNJ. Ngjarja njëjavore mbështet shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet IKDNJ-ve dhe ofron një platformë për rrjetëzimin profesional ndërmjet IKDNJ-ve, ENNHRI-së, ODIHR-it, akademisë, shoqërisë civile, Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut dhe palëve të tjera të interesuara.
Edicioni i IX i Akademisë NHRI do të fokusohet në një nga temat më të rëndësishme të të drejtave të njeriut në zhvillim: inteligjencën artificiale (AI). Përfaqësuesit e NHRI nga e gjithë Europa do të mblidhen personalisht – për herë të parë që nga viti 2019 – për të parë se si të trajtojnë sfidat që lidhen me AI brenda mandateve të tyre.
Gjatë javës, ata do të mësojnë se si mund të:
- Të vlerësojnë ndikimin e IA në të drejtat e njeriut;
- Të përdorin mandatin e NHRI-së për të trajtuar çështjet e të drejtave të njeriut në lidhje me AI;
- Përfitojnë nga mundësitë që sjell teknologjia dixhitale dhe AI për promovimin dhe mbrojtjen më efektive të të drejtave të njeriut.