12 Prill 2024

Takimi I Avokates Së Popullit Me Ambasadorin E Be-Së, Z. Silvio Gonzato.


Takimi i Avokates së Popullit me Ambasadorin e BE-së, z. Silvio Gonzato.

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e BE-së, z. Silvio Gonzato.

 

Gjatë bisedës, znj. Ballanca vlerësoi kontributin e BE-së në promovimin e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, duke shprehur angazhimin e institucionit të Avokatit të Popullit për të vijuar adresimin e sfidave aktuale në këto fusha.

 

Ambasadori Gonzato shprehu përkushtimin e BE-së për të mbështetur proceset reformuese dhe për të ndihmuar në përmirësimin e qeverisjes së mirë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

 

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën për një angazhim më të madh të institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku ndër të tjera evidentuan nevojën për një përfshirje më aktive të pushtetit vendor.

 

Avokatja e Popullit dhe Ambasasori Gonzato gjithashtu diskutuan mbi çështje specifike si gjuha e urrejtjes dhe sfidat aktuale në sistemin penitenciar, duke shprehur nevojën që këto tema të adresohen në mënyrë të përshtatshme, efektive dhe të vazhdueshme.

 

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thelluar në përpjekjet për të avancuar drejtësinë dhe respektin për të drejtat e njeriut në Shqipëri.