16 Mars 2022

Forcimi I Qasjeve Për Parandalimin E Radikalizimit Të Të Rinjve Në Sistemin Penitenciar Dhe Në Shërbimin E Provës


Forcimi i qasjeve për parandalimin e radikalizimit të të rinjve  në sistemin penitenciar dhe në shërbimin e provës

Të gjithë personat e privuar nga liria do të trajtohen me respekt për të drejtat e tyre njerëzore” (Rekomandimi Rec (2006)2 mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve). “Çdo program specifik që synon një grup të caktuar të dënuarish, si ata që konsiderohen si të 'radikalizuar', duhet të respektojë të njëjtat kritere të të drejtave të njeriut dhe detyrimet ndërkombëtare që zbatohen për çdo të burgosur tjetër” (neni 45 i rezolutës së Parlamentit të BE-së (2015/2062). (INI).

Kushtet çnjerëzore të burgjeve, mbipopullimi dhe keqtrajtimi janë faktorë që mund të kontribuojnë në rritjen e radikalizimit në sistemin evropian të burgjeve. Në këtë kontekst, të burgosurit e rinj të moshës 18-29 vjeç konsiderohen të pambrojtur dhe të rrezikuar nga radikalizimi pasi janë ende në procesin e zhvillimit të identitetit të tyre. Në të njëjtën kohë, koha e kaluar në paraburgim është një fazë kapitale në jetën e një të paraburgosuri dhe ajo që bëhet me këtë kohë mund ta ndihmojë individin të ndryshojë si mentalitetin ashtu edhe sjelljen. Burgjet mund të jenë "motorë për ndryshime pozitive", duke ofruar një "mundësi të dytë" për të dënuarit (Jones, 2004; Horgan, 2010).

SERENY: misioni dhe qëllimet

Në këtë sfond, projekti SERENY, i bashkëfinancuar nga Programi i Bashkimit Europian për Drejtësi, synon të forcojë programet e ndërhyrjes për të parandaluar radikalizimin e të rinjve në sistemin penitenciar dhe në shërbimin e provës në nivel europian, bazuar në të dhëna të besueshme dhe një qasje të përqendruar tek të drejtat e njeriut, në përputhje me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare, të BE-së dhe të KiE. Më konkretisht, SERENY synon:

·         të nxisë miratimin e programeve dhe praktikave të parandalimit të radikalizimit të të rinjve në shërbimin e provës, duke respektuar ligjet dhe standardet ndërkombëtare, të BE-së dhe të KiE-së për të drejtat e njeriut;

·         t'u sigurojë punonjësve të interesuar thellim të njohurive në të dhënat parësore dhe studime cilësore që lejojnë matjen e ndikimit në zhvillimin e individëve larg radikalizimit;

·         të rrisë bashkëpunimin midis fushës akademike dhe ofruesve të shërbimeve, organizatave të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut, drejtuesve të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe personave të tjerë kryesorë të rëndësishëm në këtë proces.

Çfarë bëjmë ne

·         Mbledhje të të dhënave në lidhje me politikat dhe praktikat e parandalimit të radikalizimit të të rinjve në 8 vende (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Spanjë);

·         Analizë cilësore dhe sasiore të të dhënave në dimension individual dhe psikologjik të proceseve të radikalizimit të të rinjve dhe programeve parandaluese të lidhura me të në sistemin penitenciar dhe në shërbimin e provës në 5 vende (Shqipëri, Austri, Itali, Slloveni dhe Spanjë);

·         Veprimtari ndërgjegjësuese dhe promovuese me informacione që synojnë t'u ofrojnë politikëbërësve, drejtuesve të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe personelit të vijës së parë në burgje informacion dhe udhëzime në lidhje me programet e parandalimit të radikalizimit të synuara për të burgosurit e rinj në moshë bazuar në një qasje të përqendruar në të drejtat e njeriut.

 Cilat janë përfitimet që do të sjellë SERENY

Drejtuesit, personeli i burgjeve dhe i shërbimit të provës, ofruesit e shërbimeve të linjës së parë dhe politikëbërësit do të kenë akses në të dhëna të krahasueshme lidhur me programet e parandalimit të radikalizimit, duke gjetur udhëzime për zbatimin e praktikave që respektojnë të drejtat e njeriut të të dënuarve dhe të paraburgosurve apo personave në shërbim të provës të moshave të të reja, sipas standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së.

·         Drejtuesit, personeli i burgjeve dhe i shërbimit të provës, si dhe punonjësit e vijës së parë do të thellojnë njohuritë në nivel individual mbi proceset e radikalizimit, për të zbuluar në kohë sinjalet e hershme të radikalizimit dhe për të vepruar mbi to, në kuadër të promovimit të sjelljes pozitive të të rinjve vulnerabël.

·        Shkëmbime dinamike, multidisiplinare me ide, perspektiva, përvoja dhe praktia të mira, duke adresuar aspektet e shumanshme të fenomenit të radikalizimit,që do të kontribuojnë në një dialog të hapur për inovacion social në të gjithë Europën.

Rreth nesh

Projekti 2-vjeçar SERENY, i nisur në tetor 2021, do të zbatohet nga një Konsorcium Partnerësh ndërdisiplinor nga 4 Shtete Anëtare të BE-së (Austria, Italia, Sllovenia dhe Spanja) dhe Shqipëria: University of Campania “Luigi Vanvitelli” (project Coordinator), University of Palermo, Universitat de Barcelona - Observatory of the Penal System and Human Rights (OSPDH-UB), Universitat Fur Ëeiterbildung Krems, Mirovni Institut, Prodos Consulting, Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë.

Për më shumë informacione vizitoni faqen  www.sereny.eu  ose na kontaktoni në :  info@sereny.eu