10 Dhjetor 2024

Fjalimi I Avokates Së Populllit Në Konferencën Vjetore 2024


Fjalimi i Avokates së Populllit në Konferencën Vjetore 2024

FJALIMI I AVOKATES SE POPULLIT NE KONFERENCEN VJETORE 2024
“FEMICIDI – PROBLEMI SOCIAL PËRTEJ STATISTIKAVE”


Sot, ndërsa flasim për të drejtat e njeriut dhe sfidat që na rrethojnë, nuk mund të mos
ndalemi te figura e gruas shqiptare – një simbol i përkushtimit, sakrificës por edhe
forcës. E konsideruar si shtylla e familjes apo edhe e edukimit, ajo ka mbajtur mbi
supe jo vetëm përgjegjësitë brenda familjes, por edhe ka dhënë një kontribut të
pamatë në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore.
Fatkeqësisht, GRUAJA, kjo figurë kaq e rëndësishme përballet me pabarazi,
përjashtim por edhe dhunë. Tragjikisht, jo pak prej tyre humbin jetën nga dhuna me
bazë gjinore, një plagë e hapur e shoqërisë sonë, që kulmon me fenomenin e
femicidit. Jo vetëm brenda kufijve tanë, por edhe në diasporë, gratë shqiptare kanë
rënë viktima të dhunës, duke e bërë një prioritet nevojën për adresimin thelbësor të
kësaj çështjeje.
A është e pranueshme që sot, të dëgjojmë histori si ajo e një nëne në Elbasan që u
vra sapo doli nga gjykata ndërsa priste drejtësi për dhunën e ushtruar ndaj saj ndër
vite?... Apo e një vajze të re që u vra sepse refuzoi një martesë të imponuar?
Këto janë realitete që duhet të na shokojnë dhe të na zgjojnë nga indiferenca.


Femicidi, trauma e një shoqërie të tërë


Femicidi, humbja e jetës së grave vetëm për faktin se janë gra, është krimi më brutal
që na detyron të shikojmë drejt e në sy realitetin tonë.
Çdo grua e vrarë lë pas një boshllëk që nuk mbushet kurrë. Familja shpërbëhet!!!
Fëmijët mbeten të vetmuar, të ngarkuar me trauma të thella që i ndjekin gjithë jetën.
Fëmijët e një gruaje të vrarë nuk humbasin vetëm dashurinë pa kushte të nënës; ata
humbasin mirëqënien shqirtërore e ekonomike, sigurinë dhe shpesh ndjenjën e
drejtësisë.

Një rast i tillë është ai një 6 vjeçareje në Shkodër, e cila me sytë saj pa se si babai i
vrau nënën dhe veten më pas. Në atë shtëpi, ajo përpiqet të kuptojë pse ndodhi kjo,
e me shumë gjasë nuk rresht së pyeturi veten: Kaq e parëndësishme paskam qënë
unë sa im atë, ai që me solli në jetë e që duhet të më rriste, edukonte e shkollonte,
më hoqi dashurinë e nenës dhe të tijen duke mohuar mundësinë e rritjes si të tërë
fëmijët e tjerë?!

Fjalimi i plote:

Fjalimi i Avokates së Populllit në Konferencën Vjetore 2024