Reagim I Avokatit Të Popullit Mbi Çeljen E Kapitullit Të Parë Të Negociatave Me Be
Hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një moment thelbësisht i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi do ta vendosë vendin në drejtimin e duhur për të garantuar rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE.
Çështjet e kapitullit të parë, si drejtësia, administrata publike dhe funksionimi i institucioneve, kërkojnë një angazhim të fortë për përmirësime të thella.
Avokati i Popullit është përfshirë fuqimisht në fazën e deritanishme dhe ka vlerësuar kontributin e të gjitha institucioneve në formësimin e politikave, si në nivel teknik ashtu edhe në nivel politik.
Arritja e objektivave të vendosura në këtë proces duhet të jetë një qëllim i përditshëm i çdo punonjësi të administratës shtetërore, si dhe i çdo qytetari të këtij vendi!