Raporti Vjetor 2023, Rastet Me Iniciativë: Partneritet Me Median Në Mbrojtjen E Të Drejtave Të Njeriut
Gjatë vitit 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave themelore të individëve, duke trajtuar 238 raste të shkeljeve me iniciativën e tij.
Një nga faktorët kyç në zbulimin dhe trajtimin e këtyre rasteve ka qenë partneriteti i ngushtë me median. Mediat, përfshirë emisionet investigative dhe rrjetet sociale, kanë ofruar indicie të vlefshme që kanë ndihmuar Avokatin e Popullit në nisjen e hetimeve dhe trajtimin e shkeljeve të raportuara. Ky bashkëpunim ka dëshmuar edhe një herë rolin jetik që media luan në informimin e publikut dhe në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Grafikisht gjeni të publikuara rastet e trajtuara, të ndara sipas seksioneve të ndryshme të institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe shifrat e shprehura në përqindje.
Partneriteti i Avokatit të Popullit me median është një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet kur bashkohen forcat në mbrojtje të të drejtave themelore të individëve.
Ky bashkëpunim jo vetëm që rrit ndërgjegjësimin publik për çështjet e të drejtave të njeriut, por edhe i ofron institucioneve përgjegjëse një informacion të nevojshëm për të ndërhyrë dhe për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë dhe shkeljet.