3 Prill 2018
Prezantohen Dy Komisioneret E Reja Në Institucionin E Avokatit Të Popullit
U prezantuan sot në Institucionin e Avokatit të Popullit dy komisioneret e reja, të cilat plotësojnë vendet e mbetura vakante prej shumë kohësh në këtë institucion.
Pas zgjedhjes nga Kuvendi i Shqipërisë, komisioneret Ermonela Xhafa dhe Nejla Peka u prezantuan ditën e sotme tek Avokati i Popullit për të nisur punën në drejtimin e përkatësisht të Seksionit të Mekanizmit për Parandalimin e Torturës dhe Seksionit për të drejtat e Fëmijëve.
Prezantimi u krye nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në praninë e të gjithë stafit të Institucionit.