Pjesëmarrja E Avokates Së Popullit Në Forumin: "Dinamika E Të Drejtave: Pranimi I Tyre Për Të Ardhmen E Evropës”
Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, po ndjek punimet e forumit “Dinamika e të drejtave: Pranimi i tyre për të ardhmen e Evropës”, i organizuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore.
Ky forumi, i cili po zhvillohet në Vjenë, është fokusuar në temat kryesore të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropë.
Pjesëmarrja e Avokatit të Popullit në këtë forum ka për qëllim përfshirjen aktive në diskutimet për:
1-Mbrojtjen e demokracisë në Evropë,
2-Formimin e një Evrope të qëndrueshme nga pikëpamja shoqërore dhe mjedisore,
3-Garantimin e digjitalizimit në përputhje me të drejtat e njeriut.
Forumi ndër të tjera është i konceptuar edhe në panele diskutimi të nivelit të lartë, me synim reflektimin mbi sfidat dhe mundësitë për të ardhmen e Evropës.
Prezenca e Institucionit të Avokatit të Popullit në këtë forum është tregues i angazhimit për vendosmërinë në përmirësimin e të drejtave dhe lirive themelore në rajon.