28 Maj 2026

Avokati I Popullit Nga Parlamenti Italian: Institucionet Duhet Të Jenë Në Terren


Avokati i Popullit nga Parlamenti Italian: Institucionet duhet të jenë në terren

Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, mbajti një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare të Avokatëve të Popullit, e mbajtur në Parlamentin Italian.

Duke folur për teknologjinë, z. Shabani theksoi se prezenca dixhitale nuk e zëvendëson praninë fizike të institucionit te qytetarët, sidomos ata që nuk dëgjohen nga shteti.

Ai ngriti tri pyetje për kolegët: si t’i sigurojmë standardet minimale të transparencës për institucionet tona; si të arrijmë te qytetarët që nuk i besojnë shtetit; dhe si ruhet pavarësia pa u kthyer në aktor politik.

"Një institucion nuk jeton në ndërtesat apo statutet e veta. Nuk jeton as në serverat online. Ai jeton në çastin kur një qytetar beson se ankesa e tij do të ndryshojë diçka. Midis së drejtës siç është shkruar dhe së drejtës siç zbatohet ka një distancë, ku besimi fitohet ose humbet. Roli ynë është të jemi prezent në terren dhe ta zvogëlojmë këtë distancë", theksoi z. Endrit Shabani.

Konferenca u mbyll me Deklaratën e Romës 2026, kuadër i përbashkët për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.