15 Maj 2024

Nisi Festivali I 15 I Diversitetit Për Të Drejtat E Lgbti+


Nisi Festivali i 15 i Diversitetit për të drejtat e LGBTI+

Në ditën e çeljes së Festivalit të 15 të Diversitetit për të drejtat e LGBTI+ në Shqipëri, Avokati i Popullit u vlerësua me çmim si një institucion i pavarur, që punon, mbështet dhe promovon të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e komunitetit LGBTI+.

 

Ambasada Pink së bashku me partnerët organizoi hapjen e flamurit simbolik në Sheshin Skënderbej, duke çelur kështu eventet e këtij Festivali.

 

Në këtë aktivitet u vlerësuan me Çmimin Kombëtar 2024 rreth 30 persona, institucione dhe organizata, të cilat punojnë dhe mbështesin publikisht komunitetin LGBTI+ në Shqipëri.