1 Tetor 2024

Mesazhi I Avokatit Të Popullit Në Ditën Ndërkombëtare Të Të Moshuarve


Mesazhi i Avokatit të Popullit në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e kujdesit dhe mbështetjes për të moshuarit në shoqërinë tonë.

 

Slogan i këtij viti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, "Moshim me Dinjitet," thekson nevojën për të forcuar sistemet e kujdesit dhe mbështetjes për të moshuarit në mbarë botën.

 

Avokati i Popullit bën thirrje për investime të mëtejshme në shërbimet sociale dhe forcimin e strukturave akomoduese për të moshuarit në Shqipëri.

 

Ky angazhim kërkon bashkëpunim institucional për të garantuar që të moshuarit të jetojnë me dinjitet dhe respekt, duke marrë kujdesin dhe mbështetjen që u nevojitet.