Mesazh Për Ditën Ndërkombëtare Të Përkujtimit Të Viktimave Të Holokaustit
Një nga tragjeditë më të errëta të historisë moderne përkujtohet sot më 27 janar, ku miliona jetë të pafajshme humbën gjatë Holokaustit.
Kjo ditë na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mësimet që na ka dhënë historia, duke na rikujtuar se urrejtja, fanatizmi dhe diskriminimi nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë.
Avokat i Popullit, thekson domosdoshmërinë për të promovuar paqen, tolerancën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Holokausti është një dëshmi e dhimbshme e asaj që ndodh kur urrejtja lihet pa kontroll dhe kur dinjiteti njerëzor shkelet në mënyrën më brutale.
Angazhimi ynë është të sigurojmë që kujtesa e Holokaustit të mbetet gjallë, veçanërisht për brezat e rinj. Ky është detyrimi ynë moral ndaj viktimave, të mbijetuarve dhe ndaj vetë humanitetit.
Kujtojmë për të mos harruar kurrë!
Kujtojmë për të vepruar!