Mesazh I Avokates Se Popullit Ne Diten Nderkombetare Te Arsimit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, në cilësinë time si Avokate e Popullit, dëshiroj të theksoj se edukimi është një e drejtë themelore e çdo individi dhe padyshim mjeti më i sigurtë që na mundëson prosperitet personal dhe shoqëror.
Le të kujtojmë sot dhe çdo ditë se dija është një pasuri që rritet duke u ndarë!
Si Avokate e Popullit, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave edukative e konsideroj një akt të shenjtë, përsa kohë që vlerësoj se edukimi përmes arsimimit është një bazë e domosdoshme për drejtësi dhe ekuilibër shoqëror.
Investimi në edukim nënkupton se po investojmë në të ardhmen tonë, ndaj dialogu mbi nevojat dhe sfidat që përballet sistemi arsimor është thelbësor për avancimin dhe përmirësimin e tij.
Le të mbrojmë së bashku principet themelore të arsimit duke e shndërruar atë në forcën më të madhe të zhvillimit dhe drejtësisë shoqërore!