Mbahet Mbrëmja Gala "Natë Ngjyrash", Në Kuadër Të Idahot 2024
Mbrëmja Gala "Natë ngjyrash", në kuadër të IDAHOT 2024, me sloganin "Çdo ngjyrë, një familje", mirëpriti komisioneret e Avokatit të Popullit, znj. Olta Aliaj dhe znj. Erinda Meli, në vitin e saj të 8-të të organizimit.
Kjo mbrëmje e organizuar nga “Streha LGBT”, bëri sëbashku rreth 180 persona, personalitete, përfaqësues të institucioneve më të larta të shtetit, përfaqësive diolomatike e organizata për të drejtat e njeriut, si dhe anëtarë të komunitetit.
Kjo mbrëmje bamirësie synon të mbështesë Qendrën “Streha”, e vetmja qendër për të rinjtë e komunitetit, që shërben si strehë për ata persona që përjetojnë dhunë e janë braktisur nga familjet e tyre, për shkak të orientimit të ndryshëm seksual.
Avokati i Popullit, nëpërmjet rekomandimit të tij "Për përmirësimin e standardeve të Qendrës Streha", në dhjetor 2023, i ka kërkuar institucioneve përgjegjëse marrjen e masave për rritjen e fondeve në përputhje me zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për LGBTI+, 2021- 2027.