Kërcënimi Ndaj Gjyqtares Arnisa Këlliçi, Reagon Avokatja E Popullit: "Veprim Që Ka Për Qëllim Të Cënojë Drejtësinë"
Avokati i Popullit dënon ngjarjen e rëndë ndaj gjyqtares Arnisa Këlliçi, veprim që ka për qëllim të cënojë dhënien e drejtësisë.
Ndërsa gjyqtarët luajnë një rol thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit, ata duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kurrëfarë ndikimi, kërcënimi apo frike të ardhur nga faktorë të jashtëm.
Ne, të gjithë se bashku, kemi për detyrë të promovojmë përtej çdo rrethane, një mjedis ku gjyqësori duhet të funksionojë në mënyrë të pacënuar, duke i siguruar të gjithë qytetarëve një drejtësi të barabartë dhe të paanshme.
Avokati i Popullit ju inkurajon të respektoni pavarësinë e gjyqësorit dhe të ndihmoni në ndërtimin e një komuniteti ku drejtësia është e paanshme dhe e drejtë për të gjithë.
Liria dhe integriteti i gjyqtarëve janë shtylla kryesore e një shoqërie të drejtë dhe të lirë!