Institucioni I Avokatit Te Popullit Prezanton Ne Kuvend Raportin E Punes Per Vitin 2018
Eshtë prezantuar sot në Kuvendin e Shqipërisë Raporti Vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit.
Raporti është paraqitur nga kreu i institucionit, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.
Raporti evidenton nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut nga institucionet vendase si dhe jep një pasqyrë të zbatimit të rekomandimeve që bën ky institucion.
Avokatja e Popullit Ballanca theksoi se boshllëqet e shumta të shkaktuara nga reforma e drejtësisë po cenojnë të drejtat e qytetarëve, ndërkohë që pa me shqetësim bllokimin dhënies së titujve të pronësisë në bregdet nga ana e qeverisë.
Mbi 5516 ankesa janë depozituar në Institucion gjatë vitit të shkuar, ndërkohë që një pjesë e mirë e institucioneve nuk zbatojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit.