Gjykata Kushtetuese Prezanton Udhërrëfyesin Për Jurisprudencën E Saj, Lidhur Me Ankimin Kushtetues Individual
Lajm mjaft i mirë sot prezantimi në Gjykatën Kushtetuese i Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e kësaj gjykate, lidhur me Ankimin Kushtetues Individual.
Kjo nismë, e mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm drejt transparencës, aksesit në drejtësinë kushtetuese si dhe konsistencën jurisprudenciale në vendimmarrjen gjyqësore të kësaj gjykate.
Udhërrëfyesi do t'i shërbejë jo vetëm Gjykatës Kushtetuese por edhe praktikantëve të së drejtës, studiuesve të ligjit si dhe avokatëve për të njohur dhe referuar në mënyrë efektive jurisprudencën e kësaj gjykate, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në përmirësimin e cilësisë së ankimeve kushtetuese individuale dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në kontrollin kushtetues, për një mbrojtje më të mirë të të drejtave dhe lirive të tyre.