Çdo Datë 25 E Muajit Është Portokalli
![Çdo datë 25 e muajit është PORTOKALLI](/media/manager/website/articles/PHOTO-2024-03-25-09-56-58.jpg)
Arritje të rëndësishme janë shënuar ndër vite në jetën politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore për gratë dhe vajzat. Shumë vajza të reja dhe gra na kanë bërë krenarë/krenare me talentin e tyre në shkencë, art e kulturë apo kanë treguar rezultate të larta në fusha të tjera të cilat tradicionalisht mbeten domen i burrave. Shumë gra e vajza të tjera janë shembull frymëzimi për përkushtimin dhe kontributin në botën e punës, komunitet e familje.
Referuar Botimit “Burra dhe Gra në Shqipëri”, Indeksi i Pabarazisë Gjinore për vitin 2022 në Shqipëri është ulur në 0,06 nga 0,09 që shënonte një vit më pare. Kjo tregon një humbje në zhvillimin njerëzor si rezultat i pabarazisë gjinore prej 6,0 %.