11 Dhjetor 2024

Digjitalizimi I Shërbimeve Publike Dhe Të Drejtat E Njeriut Në Shqipëri, Çështjeve Të Konferencës Vjetore


Digjitalizimi i Shërbimeve Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, çështjeve të Konferencës Vjetore

Një temë e rëndësishme e trajtuar gjatë konferencës vjetore të Avokatit të Popullit ishte “Digjitalizimi i Shërbimeve Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, ku mori pjesë edhe znj. Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Diskutimet u përqendruan në sfidat dhe mundësitë që sjell transformimi digjital i shërbimeve publike, si dhe ndikimi i këtij procesi në respektimin e të drejtave të njeriut.

Pjesëmarrësit analizuan gjetjet e raportit të Avokatit të Popullit, përgatitur me mbështetjen e Rrjetit Evropian të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ENNHRI), duke ofruar rekomandime të qarta për përmirësim.

Paneli adresoi tema kritike, si:

• Ndikimi i digjitalizimit në grupet vulnerabël, përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata me të ardhura të ulëta.

• Garantimi i aksesit të barabartë në shërbimet digjitale, duke u përqendruar te mbrojtja e të dhënave personale dhe përdorimi i përgjegjshëm i teknologjive të reja, si inteligjenca artificiale (IA).

• Efektet e mbylljes së zyrave fizike në vitin 2022, që ka përjashtuar shumë qytetarë pa akses teknologjik.

Digjitalizimi, ndonëse sjellë përfitime të rëndësishme në transparencë dhe efektivitet, gjithashtu shoqërohet edhe me sfida të reja që kërkojnë zgjidhje gjithëpërfshirëse.