Dhuna Bazuar Në Orientimin Seksual, Avokatja E Popullit Takon Ekspertin E Pavarur Të Okb-Së Geaeme Reid
Avokatja e Popullit znj. Erinda Ballanca priti në një takim ekspertin e pavarur të OKB-së për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, Graeme Reid.
Z. Reid po zhvillon një mision fakt-mbledhës për të identifikuar sfidat dhe progresin e Shqipërisë në mbrojtjen ndaj diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Znj. Ballanca vlerësoi misionin për të konfirmuar avancimin e Shqipërisë drejt një shoqërie më të drejtë e më të barabartë.
“Ne do të mirëpresim raportin e do të vlerësojmë me shumë kujdes rekomandimet për zbatimin e të cilave do të jetë thelbësor bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile”, u shpreh Avokatja e Popullit.