4 Nëntor 2023

Deklaratë E Byrosë Së Rrjetit Evropian Të Ombudsmanit Për Fëmijët (Enoc) Mbi Shkeljet Masive, Të Paprecedenta Dhe Të Rënda Të Të Drejtave Të Fëmijëve Në Rripin E Gazës


DEKLARATË E BYROSË SË RRJETIT EVROPIAN TË OMBUDSMANIT PËR FËMIJËT (ENOC) MBI SHKELJET MASIVE, TË PAPRECEDENTA DHE TË RËNDA TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË RRIPIN E GAZËS

DEKLARATË E BYROSË SË RRJETIT EVROPIAN TË OMBUDSMANIT PËR FËMIJËT (ENOC) MBI SHKELJET MASIVE, TË PAPRECEDENTA DHE TË RËNDA TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË RRIPIN E GAZËS 

 

 

Rrjeti Evropian i Ombudsmanit për Fëmijët (ENOC) ka reaguar përmes një deklarate lidhur me shkeljet e rënda të të drejtave të fëmijëve në Rripin e Gazës. 

Më poshtë deklarata e plotë publike e këtij rrjeti: 

 

Gjendja e fëmijëve në Rripin e Gazës është kritike dhe përbën shkelje të paprecedentë, masive dhe të rëndë të të drejtave të njeriut, ku me kryesorja e drejta e jetës. Raportohet se më shumë se 3500 fëmijë kanë humbur jetën tri javët e fundit për shkak të sulmeve të vazhdueshme. Numri i viktimave rritet çdo ditë. Nuk ka asnjë fëmijë në Rripin e Gazës që të mos ketë përjetuar shqetësime, trauma, shkatërrime, zhvendosje ose humbje. Nevojat e tyre themelore si ushqim, ujë, kujdes shëndetësor, strehim nuk plotësohen më dhe atyre u rrezikohet mbijetesa.

 

Çdo sulm kundër civilëve, fëmijëve ose objekteve ku ofrohet ndihma e parë apo strehohen fëmijë dhe familje përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

 

Si mbrojtës të pavarur të të drejtave të fëmijëve, Byroja ENOC i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të përdorë të gjithë fuqinë e tij për të ndaluar dhe parandaluar më tej shkeljet e rënda të të drejtave të fëmijëve në Rripin e Gazës.

 

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë konflikt që të respektojnë dhe garantojnë respektimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare humanitare të zbatueshme në konfliktet e armatosura, veçanërisht në lidhje me fëmijët.