28 Shkurt 2025

Avokatja E Popullit, Znj. Erinda Ballanca, Priti Në Takim Ambasadorin E Sllovenisë Në Shqipëri, Z. Jakob Štunf


Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Shqipëri, z. Jakob Štunf

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë, z. Jakob Štunf, i cili ka marrë së fundmi detyrën e tij diplomatike në vendin tonë.

Znj. Ballanca i uroi suksese Ambasadorit Štunf në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes. Nga ana e tij, Ambasadori slloven shprehu vlerësimin e tij për punën dhe rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke ritheksuar angazhimin e Sllovenisë për të mbështetur përpjekjet institucionale në këtë drejtim.

Ambsadori Štunf dhe znj. Ballanca theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Takimi u zhvillua në një frymë miqësore, duke pasur në vëmendje forcimin e mëtejshëm të dialogut mes Avokatit të Popullit dhe institucioneve sllovene në fushën e të drejtave të njeriut.