Avokatja E Popullit Shënjon Ditën E Punëtorëve
![Avokatja e Popullit shënjon Ditën e Punëtorëve](/media/manager/website/articles/PHOTO-2024-05-01-09-11-25.jpg)
1 Maji është rasti për të theksuar rëndësinë që duhet të ketë siguria në punë për çdo punëtor, si dhe nevoja e të ndjerit i respektuar në çdo moment, si një individ me dinjitet dhe të drejta të barabarta.
Gjithashtu, është e rëndësishme të inkurajohet përfshirja aktive e punonjësve në proceset vendimmarrëse dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e tyre profesional dhe personal në vendin e punës.
Por sot në këtë datë, le të kujtojmë edhe ata që kanë humbur jetën në vendin e punës, heronjtë e heshtur të luftës për kushte më të mira dhe siguri. Ndërsa reflektojmë mbi të drejtat dhe sfidat e punëtorëve, le të mos harrojmë të gjithë ata që kanë paguar me jetën e tyre për të drejtat që sot i gëzojmë.