4 Dhjetor 2023

Avokatja E Popullit, Merr Pjesë Në Procesin E Hedhjes Së Shortit Për Zgjedhjen E Anëtarëve Të Rinj Të Ked.


Avokatja e Popullit, merr pjesë në procesin e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KED.

Në institucionin e Presidentit të Republikës u organizua sot procedura e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), që do të funksionojë gjatë vitit 2024.

 

Sipas parashikimeve të Nenit 149/d, pika 3 të Kushtetutës, Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca ishte e ftuar zyrtarisht nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bajram Begaj për të ndjekur dhe monitoruar nga afër procesin e hedhjes së shortit.

 

Të pranishëm për të vëzhguar shortin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij organi të pavarur ishin edhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve shtetërore kushtetuese, institucioneve të drejtësisë, si dhe përfaqësues të OPDAT dhe Delegacionit të BE-së në vendin tonë.

 

9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në mandatin e tyre njëvjeçar do të kenë përgjegjësinë për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

 

Avokati i Popullit i uron suksese anëtarëve të rinj të këtij organi kolegjial në ushtrimin e mandatit të tyre.