5 Qershor 2024

Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Forumin Evropian Të Mekanizmave Kombëtarë Parandalues


Avokatja e Popullit merr pjesë në Forumin Evropian të Mekanizmave Kombëtarë Parandalues

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca dhe Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, morën pjesë në Workshop-in e Forumit Evropian të Mekanizmave Kombëtarë Parandalues (NPM), i cili u mbajt në kuadër të projektit "Mbështetje për Këshillin e Evropës për rrjetin e BE-së të strukturave monitoruese në burgje".

 

Projekti synon harmonizimin e qëndrueshëm të standardeve të ndalimit në të gjitha vendet e privimit të lirisë, përmirësimin e metodologjive të monitorimit dhe në një afat më të gjatë, përmirësimin e kushteve të ndalimit në rajon përmes monitorimit të pavarur dhe objektiv, si dhe veprimit të kombinuar në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, duke përfshirë dhe bashkëpunimin me sistemin gjyqësor brenda BE-së.

 

 

Ky forum është një hap i mëtejshëm në kuptimin dhe adresimin e standardeve të rëndësishme të Këshillit të Evropës në lidhje me të drejtat e personave të ndaluar në përgjithësi dhe të paraburgosurve në veçanti.

 

 

Një vëmendje të veçantë në forum pati edhe në lidhje me rritjen e vazhdueshme të të paraburgosurve në vendet e Këshillit të Evropës dhe nevojës për ta adresuar në mënyrë strukturore këtë problem.

 

 

Ndër të tjera, gjatë tij u prezantuan edhe rezultatet e punës së përbashkët të ndërmarrë nga Këshilli i Evropës, Mekanizmat Kombëtarë Parandalues dhe ekspertët e fushës lidhur me zhvillimin e një udhëzuesi praktik mbi Rekomandimin e Komisionit Evropian për paraburgimin.

 

 

Shqipëria mbetet një ndër vendet me përqindjen më të lartë të të paraburgosurve në vendet e Këshillit të Evropës.

 

 

Një informacion më i zgjeruar statistikor, mund të aksesohet në Europris, një bazë të dhënash evropiane që dokumenton numrin dhe situatën e të paraburgosurve në vendet anëtare të Këshillit të Evropës.

 

 

https://www.europris.org/epis/statistics/ ‎