7 Mars 2023

Avokati I Popullit Uron Me Rastin E 7 Marsit, Ditës Së Mësuesit


AVOKATI I POPULLIT URON ME RASTIN E 7 MARSIT, DITËS SË MËSUESIT

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Avokati i Popullit uron gjithë arsimtarët shqiptarë dhe shpreh mirënjohjen për punën dhe misionin e tyre fisnik të transmetimit të dijes shoqërore e formimit të bazës së njohurive e specializimit të tyre tek qytetarët tanë.

7 Marsi është një ditë e shënuar për një popull si shqiptarët, që pavarësisht problemeve mbeten mjaft arsimdashës, prandaj çdo vit ai festohet përmes krijimit të hapësirës ku nxënësit e studentët dëshmojnë vetëdijen e tyre për rolin e mësuesit në jetën tonë.

Avokati i Popullit e konsideron arsimin një nga mjetet kryesore të emancipimit dhe zhvillimit të shoqërisë dhe gjithashtu një të drejtë themelore për qytetarët. Rritja e cilësisë së arsimit dhe forcimi i mbështetjes së shtetit e qeverive tona për arsimin janë një objektivat e përhershëm e një prej synimeve të vazhdueshme të rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Duke u uruar edhe një herë të gjithë mësuesve gëzuar 7 Marsin, Avokati i Popullit shpreh besimin se këto objektiva ndahen nga e gjithë klasa jonë drejtuese.